×
Insajderi

Stërnipi i Isa Boletinit kundërshton që kryetari i ri i Zveçanit ta mbajë fjalimin brenda Kullës Boletini

Insajderi
25 May 2023 - 12:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gazmend Boletini, pasardhësi i Isa Boletinit kundërshton që fjalimi i kryetarit të ri të komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pas betimit si kryetar të mbahet brenda Kullës së Isa Boletinit.

Boletini tha se që nuk do që vendi të bëhet politik.

Pavarësisht kësaj, kryetari i Zveçanit e ka mbajtur fjalimin brenda kullës së Isa Boletinit pasi ka përfunduar betimin si kryetar.

Kjo ceremoni është zhvilluar në shkollën e fshatit Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”.

Në objektin e shkollës ku u betua kryetari i ri, janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai kombëtar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark