Cristiano Ronaldo ka përfunduar ditët e fundit në qendër të mediave dhe merkatos pasi sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën të largohet nga Manchester United.
Ylli i kombëtares portugeze kërkon të luaj në Champions League dhe “dështimi” i djajve për të siguruar një vend në këtë kompeticion e ka shtyrë CR7 të kërkojë largimin nga “Old Trafford”.
Skuadra angleze ka zhvilluar stëvitjen e dytë ditën e sotme, teksa Ronaldo nuk iu është bashkuar grupit të lojtarëve, duke shtuar më shumë zërat e largimit të tij.
Sipas “The Athletic” raporton sot se ish-futbollisti i Real Madridit po ushtron individualisht në qendrën sportive të Kombëtares së Portugalisë.
Manchester United është i vendosur për ta mbajtur lojtarin edhe një vit, pasi ai ka kontratë, teksa nuk dihet se cili do të jetë vendimi përfundimtarë i CR7.