×
Show

Stinët e preferuara të martesave

Insajderi
24 April 2016 - 11:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pranvera – është shumë emocionuese të keni ditën e dasmës suaj në këtë stinë me burbuqe dhe gjethe të reja në pemë, pastaj fillojnë të shfaqen lulet e para dhe fillon një ndjenjë e re. Festoni sezonin duke përdorur gjëra të freskëta, duke përdorur ngjyra si ngjyrë e purpurt apo rozë. Shfrytëzoni kohën me qiellin e kaltër, koral ose jargavan në tryezën tuaj të dasmës. Moti në pranverë mund të jetë i ndryshueshëm. Në pak kohë ju do mund të jeni në gjendje të vishni pëlhura të lehta por edhe xhaketa për t’u mbajtur ngrohtë lehtësisht në ditën më të rëndësishme.

para

Vera – ditët me diell, mbrëmjet e buta, kopshtet e mbushura me lule dhe aroma e barit të prerë në ajër të freskët, koha e verës është një kohë e mrekullueshme e vitit për një martesë romantike. Ky mot i mirë do të thotë që ju mund të përdorni xhup me mëngë, ose veshje në pëlhura të lehta si mëndafshi dhe të zbukuruara me lule. Thjeshtë, stilet joformale duken mirë edhe në verë jo vetëm për nuse dhe shoqërueset e nuses por edhe për dhëndrit dhe shoqëruesit e dhëndrit.

dyta

Vjeshta – është një sezon që ngjallë ngjyrat e pasura të të korrave dhe një ndjenjë e ngrohtë e ndryshimit të gjetheve në pemë.  Ditë e freskët, pëlhura të ngrohta kadife të qëndisura, ju lejon të bëheni më madhështore për ju dhe shoqëruesen tuaj. Shalli i gjerë i tkurrur, jo vetëm që do ju mbajë rehatshëm por edhe do i përshtatet veshjes suaj. Lulet e dasmës dhe dekoratat mund të përdoren për t’a ndjerë veten sa më vjeshtak. Pse të mos eksperimentoni me ndonjë litar apo kurorë mbajtëse të manave të varura në mure ose i shtrini rreth shtyllave me petale të thata lulesh në shporta. Ju mund të përdorni edhe kungull si dekoratë dhe të keni shije vjeshtore por po ashtu mund të përdorni edhe karamele me gjalpë, për t’i kënaqur mysafirët tuaj.

trat

Dimri – është sezoni i përkryer për një martesë vërtetë përrallore. Ditët e ftohta, netët e errëta, krijimi i një atmosfere festive dhe dëbora do e bënin një martesë vërtetë të bardhë. Edhe pse nuk mund të garantohet dëborë në ditën tuaj të madhe, ju mund të krijoni një ndjenjë të mrekullueshme me dëborë duke përdorur shumë dekorata si stoli, flokë dëbore, shkëndija, stoli ari dhe një skulpturë akulli që të habisni mysafirët tuaj. Dimri është ajo kohë ku ju mund të shkoni në qytet me veshjen tuaj të dasmës duke përfshirë pelerina, mantele, mantel me kapele, doreza dhe këllëf gëzofi kadife apo nga leshi. /Insajderi.com

kater

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark