×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Stoltenberg: NATO duhet të prodhojë më shumë armë, Rusia nuk do të heq dorë nga lufta

    Insajderi
    04 January 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervist për BBC, sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO duhet të jetë i përgatitur për të mbështetur Ukrainën në plan afatgjatë.

    Sipas tij, aleatët perëndimorë duhet të rrisin prodhimin e armëve në muajt e ardhshëm për të siguruar që Ukraina të jetë plotësisht e aftë për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

    Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, ka deklaruar ai.

    Sipas sekrtearit Stotelnberg, ka të ngjarë që lufta të përfundojë në tryez të bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve është forca e Ukrainës në fushëbetejë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark