
Në Prishtinë sot po qëndron sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg është pritur nga presidentja, Vjosa Osmani para Kuvendit të Kosovës, raporton Insajderi.
Mediat fillimisht kanë pasur mundësi të marrin pamje nga kjo pritje, ndërsa më vonë do të mbahet një konferencë e përbashkët.
Stoltenberg po e viziton Kosovën një ditë pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi trazira të reja. /Insajderi.org