×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Stoltenberg thotë se është mundësia historike që Kosova dhe Serbia të arrijnë kompromis

    Insajderi
    07 March 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

    Begaj tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është i domosdoshëm.

    Ndërkohë, Stoltenberg foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se tani është mundësia historike që palët të arrijnë kompromis.

    “Ka një prani të konsiderueshme të  NATO në Kosovë dhe kjo ka rezultuar e rëndësishme. Ne vlerësojmë edhe diskutimet kohët e fundit në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun. Tani kemi mundësi historike që mund të jetë me rëndësi për rajonin dhe është e rëndësishme që palët të tregojnë interes për kompromis”, deklaroi Stoltenber. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark