×
  • Sport
  • Sport

    Storie e çuditshme – Testamenti më “special” ndonjëherë, tifozi i lë gjithë pasurinë Neymar-it

    Insajderi
    29 June 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një noter në Porto Allegre të Brazilit ka bërë një akt noterial që ndoshta nuk do të kishte menduar se do ta hartonte ndonjëherë.

      Klienti i tij i ka lënë në testament nëse ndërron jetë ku ka vendosur që gjithë pasuria e tij të kalojë për Neymar, sulmuesi për të cilin ka një fiksim të frikshëm.

      Akti noterial ka përfunduar në rrjet duk bërë xhiron e botës pasi një atlet që përfiton rreth 80 milionë euro në sezon sigurisht që nuk ka nevojë për trashëgiminë e një tifozi, qoftë edhe ai milioner edhe pse nuk është ky rasti.

      Shtetasi brazilian që ka bërë gjestin unikal është një 30-vjeçar i cili deklaron se te Neymar shikon veten e tij dhe veçaërisht te marrëdhënia që ai ka me babain.

      “Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk më pëlqen që gjërat e mija t’i marrë qeveria apo të afërmit”, nënvizon ai.

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark