Next Level dhe kafiterite e kafeve të vogla edhe këtë vit do të bashkojnë forcat për organizimin e edicionit të dytë të Street Party Prishtina.
Eventi do të mbahet pikërisht te Kafet e Vogla, në rrugen “Fehmi Agani”, ku do të ketë shumë muzikë, art dhe inovacion.
Rruga do të bllokohet në të dyja korsitë, pasi në mes të saj do të jetë një skenë e madhe ku do të performojnë artist lokal dhe ndërkombëtar. Pjesa e parë e Line up do të publikohet shumë shpejt duke vazhduar me DJ’in kryesor të natës.
E veçantë e këti eventi do të jetë padyshim edhe kandi për artist dhe inovator të rinj të cilët do të mund t’i ekspozojnë, promovojnë, shesin punët dhe shërbimet e tyre tek kandi që sigurisht do t`u ofrohet pa pagesë.
Artistëve të rinjë u bëhet thirrje publike t`i bashkohen Street Style Parishtina. Për më tepër thirrjet për artist dhe inovator të rinj janë publikuar, për më shumë informata mund ta vizitoni faqen e Facebook të Next Level.
Në edicionin e kaluar vlen të përmendet që artistet dhe inovatorët e rinj kanë shitur shërbimet si dhe punët e tyre artistike me qasjen direkte me klientët gjatë eventit.
Ky organizim edhe këtë vit është në Patronatin e Komunës së Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve 20/20, përkrahur nga Win Music Freedom, ndërsa për pjesën kreative kujdeset Black Bird Marketing.