Sipas një studimi të Universitetit të Hardvardit, stresi është njëri nga faktorët mw tw mëdhenj të dëmtimit të shëndetit.
Nëse ambienti i punës në të cilën punoni për bëhet nga mjedisi armiqësor, jetëgjatësia mund të shkurtohet deri në 33 vjet, thotë studimi.
Studiuesit kanë analizuar një grup vullnetarë në të cilin janë ndarë në 18 nëngrupe të përbëra sipas, etnisë, gjinisë dhe shkallës së edukimit. Hulumtuesit kanë marrë në konsideratë faktorët të lidhur më vendin ë punës (përfshirë oraret, turnet, çekuilibrin familje-punë, mungesën e një sigurie, shkarkimet e papritura) dhe i kanë vënë në raport me të dhënat mbi vdekshmërinë vjetore dhe jetëgjatësinë.
“Është i nevojshëm krijimi i ambienteve më të ‘shëndetshme’ në punë, sidomos për nëpunësit me një nivel të ulët edukimi. Për fat shumë nga këto probleme, përfshirë turnet dhe orët e gjata në zyrë, puna e papaguar, mund të zgjidhen thjesht duke modifikuar politikat në zyra”, kështu shkruhet në një artikull të titulluar “Your job is literally killing you” (Puna juaj po ju vret) në “Washington Post”, duke iu referuar studimit.
Ekspertët nga ana e tyre japin disa këshilla për t’i evituar pasojat e stresit në punë. Disa nga këshillat janë: krijimi i marrëdhënieve të mira me shefat e koleget, disa minuta pushim dhe tregimi i barsoletave në punë./Insajderi