Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ali Stublla së bashku me kandidatë tjerë të kësaj partie kanë qëndruar në Lipjan, më konkretisht në Bregzi.
Stublla i cili në këto zgjedhje garon me numrin 98 është shprehur se Bregu i zi bashkë me PDK-në po ia mësyn fitores.
“Bregu i Zi, bashkë drejt fitores së PDK-së”, ka shkruar Stublla në profilin e tij në Facebook.