Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ali Stublla është duke u mbështetur fuqishëm nga vendlindja e tij, Lipjani.
Stublla ka falënderuar bashkëpunëtorë e tij dhe ka theksuar se të bashkuar do të jenë me 14 shkurt për fitoren e PDK-së.
Përmes një video- mesazhi, numri 98 në listën e PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se qëndron i palëkundur në programin për Rimëkëmbje.