×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Studentët ankohen për diskriminim në konkursin e UP-së, Rektorati mohon akuzat

    Insajderi
    04 April 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Universiteti i Prishtinës i ka dhënë mundësi 160 studentëve për punë praktike në këtë institucion. Por, lidhur me këtë konkurs studentët janë ankuar për pa rregullsi.

    Blenda Asllani studente në UP i tha Gazetës Insajderi se procesi ka qenë jo transparent dhe se nuk kanë pasur të drejtë për ankesë.

    “Po ka qene jo transparent për disa arsye: 1. Ne baze te kritereve te konkursit, te gjithë të interesuarit do të ftoheshin në intervistë, unë dhe shumë kolege nuk jemi ftuar(nuk e di nëse të pranuarit janë ftuar). 2. Lista e përfituesve nuk është publike. 3. Nuk ka pasur një njoftim për përzgjedhjen e kandidateve e as në të papranuarit nuk kemi marr një letër – refuzimi. 4. Meqë listat nuk janë publikuar, nuk ka pas as afat për ankesa, ndonëse ekziston një udhëzim administrativ që rregullon procedurën e konkurseve publike, në të cilin Neni 13, garanton të drejtën e ankimimit“, tha ajo.

    Sipas saj në praktikë janë pranuar studentë me notë mesatare me të ulët se ajo.

    Krejt procesi ka qenë jo transparent, ndaj nuk mund të them me siguri nëse ka pas diskriminim në përzgjedhje, sepse nuk i dijmë as kriteret e përzgjedhjes. Por jam e bindur qe ka pas parregullësi. Po, unë e kam mesataren 9.9 me gjitha provimet e përfunduara”, theksoi studentja e UP-së.

    Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Rektoratin e UP-së, në përgjigjen e tyre thuhet se kanë pasur kërkesa të shumta për këtë konkurs.

    Sipas Rektoratit nuk ka pasur diskriminim dhe është synuar për gjithëpërfshirje.

    Universiteti i Prishtinës, duke u bazuar në institucionin e konkursit, praktikat e mëhershme dhe numrin e paraparë për angazhim në këtë praktikë, është siguruar që të veproj mbi bazën e parimit të propocionalitetit, gjithëpërfshjrjes, barazisë dhe mosdikriminimit në mënyrë që të realizohen pritshmeritë  legjitime të të gjithë aplikuesve në këtë konkurs. Sa i përket listës së kandidatëve të  përzgjedhur është publike”, thuhet në përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark