×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Studentët, ritet interesi për Teknologjinë e Informacionit

    Insajderi
    17 May 2019 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studentët që janë regjistruar në fushat e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit ishin 20,019, apo rreth 14% e totalit. Numri i studentëve të regjistruar në këtë fushë është rritur me 7%.

    Viti akademik 2018-2019 shënoi një moment historik në arsimin shqiptar, me studentët që u ngritën për të kërkuar një arsim më cilësor dhe kushte më të mira. Numri i studentëve të regjistruar nëkëtë vit akademik ishte 139,043, rreth 5% më shumë se një vit më parë sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ky ka qenë viti i parë me rritje i numrit të studenteve të regjistruar pas katër vitesh tkurrje të studentëve të regjistruar.

    Megjithatë ende degët e preferuara të studentëve këtu mbetet biznesi, administrimi dhe ligji, kur edhe këtë vit akademik ishin regjistruar 33,477 studentë, apo 24% e totalit. Në krahasim me njëvit më parë numri i studentëve që zgjodhën të studiojnë në këto profile u rrit me 11%. Numri i lartë i studentëve në këto degë, ku të gjithë shkojnë në juridik apo ekonomik, ka sjellë një mbingopje të tregut të punës që kërkojnë këto profile.

    Fusha e dytë, ku janë regjistruar më shumë studentë për 18-19 është shëndet dhe mirëqenie, ku sipas INSTAT janë regjistruar 20,727, rreth 4% më shumë se një vit më parë.

    Studentët që janë regjistruar në fushat e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit ishin 20,019, apo rreth 14% e totalit. Numri i studentëve të regjistruar në këtë fushë është rritur me 7%.

    Shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni kishte të regjistruar rreth 10% të totalit të studentëve në Shqipëri, me mbi 14 mijë studentë.

    Ndonëse qeveria është munduar që të nxisë studentët që të zgjedhin shkencat e arsimit, kjo degë njohu rënie të studentëve të regjistruar, me 6% më pak.

    Njësoj njohu më pak regjistrime fusha e arteve dhe shkencave humane, të cilët ulën më pak studentë në auditorët e tyre këtë vit.

    Ajo çka është interesante këtë vit akademik është shtimi i interesit për të studiuar në degë si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit apo edhe në Shërbime.

    Shanset për punësimin për studentët e diplomuar në TIK janë më të larta jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Gjermania po rekruton specialistë të sapo dalë nga shkolla apo në vitet e para të eksperiencës në punë nga vendet e lindjes, ndër to edhe Shqipëria. Sikurse ka bërë më parë edhe për të diplomuarit në fushën e shëndetit dhe mirëqenies.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark