×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Studentët ukrainas marrin armët në duar për të mbrojtur atdheun nga pushtimi rus

    Insajderi
    25 January 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ata janë studentë në mjekësi, veterinari apo arkitekturë, por janë detyruar të lënë studimin për t’u rreshtuar krah mijëra të rinjve civilë të cilët janë thërritur të formojnë rezervistët e forcave të armatosura të Ukrainës.

    Të rinjtë, mosha minimale e të cilëve është 21 vjeç, po stërviten për të ndihmuar ushtrinë e vendit të tyre në rast të një pushtimi nga ana e Rusisë. Në rast se ushtria ruse kalon kufirin, këta rezervistë do të jenë pjesë e rezistencës, në rast se ushtria e rregullt kapitullon.

    Situata në kufirin mes dy shteteve është tepër e tensionuar. Ukraina dhe Perëndimi pretendojnë se Rusia ka rreshtuar mbi 100 mijë trupa, të gatshëm për të kryer një inkursion në territorin ukrainas. Rusia i mohon akuzat dhe akuzon Perëndimin se po shtyhet më tej drejt lindjes, duke përbërë kërcënim për të. Disa shtete perëndimore kanë dërguar armatime dhe pajisje të tjera ushtarake në ndihmë të Kievit, për shkak se pushtimi shihet gjithmonë e më shumë i mundshëm, dhe kërcënimet për sanksione ndaj Rusisë duket se nuk po funksionojnë.

    Ushtria ukrainase ka zyrtarisht rreth 215 mijë ushtarë. Konflikti me Moskën ka nisur që prej vitit 2014, kur pas aneksimit të Krimesë, dy lëvizje separatiste e kanë mbajtur të ndezur konfliktin, që raportohet t’u ketë marrë jetën 13 mijë personave.

    Deri tani, numri i rezervistëve ka arritur deri në 100 mijë. Ata po mësojnë çdo ditë si të përdorin armët luftarake, si të sillen në betejë dhe si të mbrojnë qytetet nga pushtimi. Plani i Kievit është që, nëse ushtria e rregullt kapitullon, në çdo qytet të ketë lëvizje të rezistencës që do të mbajnë gjallë shpresat për çlirimin e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark