×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studim: Nëse përjetoni stres të vazhdueshëm rrezikoni të humbni shikimin

    Insajderi
    11 October 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Studimet shkencore, mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit.

    Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.

    Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social.

    Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit.

    Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit të psikologjisë mjekësore në Gjermani.

    Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular.

    Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.

    Stresi shkakton dhe përkeqëson problemet me sytë

    Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë.

    Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.

    Cilat janë problemet që shkakton stresi te sytë

    Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme.

    Simptomat që shfaqen kur stresi ndikon te shëndeti i syve:

    Humbje të shikimi periferik;

    Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;

    Kontraktime të syve;

    Përtharje ose lagështi të tepërt te sytë;

    Shikim të mjegulluar

    Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.

    Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.

    Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek oculist, shkruan AgroWeb.org, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark