×
  • Sport
  • Botërori 2022

    STUDIMI/ Brazilianët divorcohen më shumë pas eliminimeve nga Botërori…

    Insajderi
    17 December 2022 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E çuditshme, por përfundimi është, se çiftet brazilianë divorcohen më shumë pas eliminimeve nga Botërori! Të paktën, ky është një interpretim e dukurisë hulumtuese.

    Një studim interesant është kryer nga Kolegji Natorial në Brazil, i cili ka dale në përfundimin thuajse të pabesueshëm, se numri i çifteve që divorcohen rritet ndjeshëm pas eliminimit të kombëtares së Brazilit nga Botërorët.

    Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtimi mblodhi të dhëna midis 2010 dhe 2018. Eliminimi i Brazilit nga Kroacia në çerekfinalen e Botërorit “Katar 2022” nuk është përfshirë ende në sondazh, çka duhet përfshihet në muajt në vijim.

    Shifrat e divorceve në Brazil tregon se tifozët e ‘Selecaos’ janë shumë të lidhur më kombëtaren e tyre, teksa gjatë Botërorit, partnerja e tyre kalon në plan të dytë, duke shkuar kështu drejt një divorci të mundshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark