×
Show / Fashion

Studimi tregon se sa e ul rrezikun e infektimit me koronavirus mbajtja e maskës

Insajderi
09 July 2020 - 10:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbajtja e maskës e ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me COVID-19. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kalifornisë.

Sipas tyre, mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%.

Më parë, shkencëtarët thonin se maska shërbente vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët, por studimet e mëtejshme treguan se ajo mbron edhe njerëzit e shëndetshëm.

“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore. Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark