Studiuesit sjellin sërish në vëmendje se çokollata i bën mirë zemrës. Një dozë ditore e çokollatës së zezë, ndikon në shëndetin e zemrës.
Për vite me radhë shkencëtarët na kanë treguar se ajo ka një impakt në sistemin tonë kardiovaskular. Por një studim i ri në Broën University siguron provat e sakta se një konsum i përditshëm i saj është mjaft i mirë.
Studiuesit kanë gjetur se flavanoli, në bimën e kakaos zvogëlon inflamacionin e arterieve. Ata kanë zbuluar se 600 mg flavanol në ditë, që mund të merret nga një kakao e ngrohtë apo një çokollatë e zezë natyrale ul menjëherë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Flavanolët janë antioksidantë që ndodhen te kakao në mënyrë natyrale, ashtu si në disa fruta, perime, çaj dhe verë të kuqe. Flavanolët e kakaos janë një përzierje unike e phytonutrients që gjenden vetëm tek kokrra e kakaos.
Sipas bashkëautorit të studimit, Simin Lu, gjtjet e tyre mund të transformojnë teknikat e parandalimit në fushën e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.