×
  • Lajme
  • Lajme

    Stuhi në Tiranë, pema shkëputet e bie mbi veturën e parkuar

    Insajderi
    25 December 2018 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhia në Tiranë nuk shkaktoi vetëm probleme në qarkullim për shkak të reshjeve të fuqishme, por edhe ndërprerjen e organizimeve të planifikuara në vigjilje të Krishtlindjes, me besimtarët katolikë që prisnin me padurim meshën e mesnatës për të festuar Lindjen e Krishtit.

    Ndërkohë, në një nga rrugët pas Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, një pemë është dëmtuar nga furtuna dhe ka rënë mbi një automjet të parkuar anës rrugës.

    Siç duket edhe nga fotot e sjella në redaksinë e Top Channel përmes rubrikës “Ti Raporton”, pema i ka shpëtuar shkuljes nga rrënjët, por një prej degëve të saj është shkëputur nga trungu për t’u rrëzuar, duke bllokuar edhe trotuarin e këmbësorëve.

    Për fat të mirë në atë moment nuk ka pasur kalimtarë në ecje e sipër, duke mos shkaktuar të lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark