×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Stuhia godet Spanjën e Italinë, përmbytje të mëdha

    Insajderi
    28 August 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erëra të fuqishme dhe shira të dendur goditën ishujt Baleare, përfshirë Majorkën, dhe gjithashtu Katalonian në verilindje të Spanjës.

    Nga stuhia u rrëzuan pemët, u shkaktuan përmbytje masive dhe dëme të shumta në Majorka. Shtrëngata i la drejtuesit e automjeteve të udhëtonin në kushte të rrezikshme. Ishujt Baleare, Katalonja dhe Valencia u vunë nën alarmin portokalli, ndërsa një nivel rekord reshjesh u shënua në qytetin e Barcelonës.

    Erëra të fuqishme dhe reshje të dendura u raportuan edhe në Italinë veriore, fillimisht në Lombardi ku stuhia e dhunshme shkuli pemët dhe çatitë, e më pas në Liguria. I ashtuquajturi cikloni Popea, që vjen nga Europa veriore, po avancon në Itali, duke fashitur gradualisht valën e të nxehtit që kishte përfshirë vendin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark