×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Subvencionimi i kopshteve në Prishtinë, reagon Krasniqi

    Insajderi
    01 September 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

    Secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas kësaj duke e quajtur si lajm të mirë.

    “Asnjë fëmijë s’duhet të lihet anash! Nga 70 euro subvencionim për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro”.

    “Ky është vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, udhëhequr nga Besianë Musmurati. Një lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë, posaçërisht në këtë periudhë të vështirë të keqmenaxhimit të sektorit të arsimit nga Qeveria”, ka shkruar ai.

    Ai është shprehur se ky është vizioni për të ndihmuar familjet kosovare në, siç u shpreh ai, edukimin e hershëm të fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark