×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Subvencionimit i atyre që kursyen energjinë – ministri Murati del me njoftim

    Insajderi
    30 December 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar paratë për muajin nëntor për ata që kursyen rrymën.

    “Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe paratë për muajin nëntor dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”, ka shkruar Murati.

    Për nëntor, Murati tha se janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.

    Ndërsa, për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

    Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark