×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm hakerash i organizuar, bien faqet shtetërore shqiptare

    Insajderi
    25 June 2017 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjitha faqet e institucioneve kryesore shtetërore në Shqipëri nuk funksionojnë.

    Të dhënat e para flasin për një sulm hakerash të organizuar. Dyshimet janë se mund të jetë një sulm rus, por për momentin nuk konfirmohet.

    Janë disa uebsajte ministrish, por edhe institucionesh të tjera shtetërore, të cilat kanë dalë jashtë funksioni dhe deri më tani vijojnë të mos hapen.

    Mes uebsajteve që nuk funksionojnë është edhe faqja zyrtare e KQZ, diçka që mund të lidhet edhe me interesin e lartë të njerëzve për ta klikuar.

    Por fakti se ka edhe shumë faqe të tjera që kanë dalë jashtë funksioni shton dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një sulm kibernetikë.  Thuhet se po punohet për rikthimin e faqeve, raporton Lapsi.al.

    Sulmohet faqja zyrtare e KQZ-së në Shqipëri, ja kush e merr përgjegjësinë

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark