×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm ndaj dy policëve në Bruksel, njëri nga ta vdes

    Insajderi
    11 November 2022 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një oficer policie në Bruksel ka humbur jetën nga plagët e marra pas një sulmi me thikë mbrëmjen e së enjtes. Sipas zyrës së prokurorit në kryeqytetin belg sulmi ka ndodhur në lagjen Schaerbeek rreth orës 19:15 pranë stacionit të trenit Gare du Nord dhe në të është përfshirë edhe një agjent tjetër.

    Sipas mediave lokale, autori i sulmit ka bërtitur “Allah Akbar” (“Zoti është i madh”) përpara se të qëllonte. Sipas agjencisë belge të lajmeve Belga, një oficer nga një patrullë tjetër që iu përgjigj një thirrjes për ndihmë, përdori armën e tij për të “neutralizuar sulmuesin”.

    Mediat lokale raportojnë se i dyshuari ka pësuar plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark dhe është dërguar në spital.

    Të dy oficerët u dërguan në spital, por njëri prej tyre, i goditur me thikë në qafë, nuk mbijetoi,. Motivi i sulmit është i paqartë për momentin, ndërkohë që Prokuroria e Antiterrorizmit drejton hetimet.

    Sulmuesi është 31-vjeçari YM, i cili përfshihet në kategorinë e “ekstremistëve të mundshëm të dhunshëm”.

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mestola , tha se ishte “tronditur nga vrasja e një oficeri policie në Bruksel”. Në një postim në Twitter, Metsola kujton se “policia belge ka punuar aq ngushtë me Parlamentin Evropian gjatë viteve sa këto ngjarje na prekin nga afër. Të gjitha mendimet tona janë me ta, me të dashurit e tyre dhe me të gjithë në Belgjikë”.

    “Policët tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Drama e sotme e vërteton edhe një herë,” tha kryeministri Alexander De Croo .

    Ky është sulmi i dytë me thikë që përfshin oficerë policie në Bruksel këtë javë. Të hënën, policia qëlloi me armë zjarri ndaj një burri që iu drejtua me thikë në qendër të qytetit Rue Locquenghien, pranë Sainte Catherine.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark