×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm në një supermarket në SHBA, vrasësi zhduket duke i hipur autobusit

    Insajderi
    21 April 2021 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur dje në Long Island, pak kilometra nga qendra e Nju Jorkut, dhe mund të kishte qenë shumë më i madh.   

    Ngjarja ka ndodhur në një supermarket në kohën kur ai ishte i mbushur me të paktën 200 persona, sipas dëshmitarëve të terrorizuar.

    Autori mbante një maskë, por u identifikua si 30 vjeçari , një ish-punonjës në atë biznes, ndërkohë që viktima është një punonjës 49-vjeçar.  

    Vrasësi u largua menjëherë dhe me shumë mundësi është zhdukur me një autobus që kalonte aty pranë, duke fshehur armën. Ai po kërkohet nga forca të shumta policore, ndërkohë që shkollat dhe zyrat në zonën e Nju Hampsted ku ka ndodhur ngjarja janë mbyllur nga autoritetet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark