×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmet ndaj gazetarëve ndër vite – Pse nuk pati ndëshkime?

    Insajderi
    12 April 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i sulmeve ndaj gazetarëve po shkon çdo vit e më shumë në rritje, por sulmuesit nuk po ndëshkohen.

    Mbrëmë gazetari Valon Syla është sulmuar nga tre persona, ku ka pësuar edhe lëndime të lehta në kokë.

    Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kanë sulmuar tre persona.

    Tre personat që e sulmuan gazetarin Valon Syla janë të lirë për momentin.

    Syla ishtë sulmuar edhe në vitin 2020 nga një person, derisa dikush tjetër po e xhironte sulmin.

    Për sulmin që ndodhi në dhjetor të 2020-s ndaj Valon Sylës, në janar të vitit 2021 Gjykata e dënoi të dyshuarin me 4 mijë e 500 euro gjobë.

    Po në këtë vit i ishte demoluar me vrima nga plumbat vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi, në mesnatën e 18 tetorit të vitit 2020. Sulmi kishte ndodhur në qendër të qytetit të Mitrovicës, ku vetura ishte e parkuar, ndërsa Kajtazi ishte afër dhe kishte dëgjuar krisma.

    Sulm pothuajse i njëjtë ka ndodhur edhe këtë vit më 16 mars, ku redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës Alban Selimit, ia kanë djegur garazhin e shtëpisë. Sulmin e ka bërë të ditur vet Selimi në një postim në “Facebook” duke shkruar ““Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”.

    Edhe për sulmin e gazetarit Visar Duriqit më 25 shkurt 2021 nuk është dënuar as arrestuar askush.

    Sulmi nga tre persona të panjohur para banesës së tij, Duriqit i kishte shkaktuar lëndime trupore duke përfshirë thyerje të hundës dhe dhëmbëve.

    Edhe drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri ishte sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur, edhe pse sulmi ka ndodhur gjashtë vite më parë.

    Ai ishte sulmuar në mbrëmje, pas orës 22:00 dhe autorët e sulmit ndodhen ende të lirë.

    Para gjashtë viteve ishte sulmuar edhe gazetarja Arbana Xharra në parkingun e banesës së saj. Rast i cili nuk është zbardhur ende nga organet kompetente.

    Se ka rritje të sulmeve ndaj gazetarëve e thotë edhe Raporti i Asosacionit të Gazetarëve në Kosovë “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve” .

    Në vitin 2018 ndodhën 17 sulme ndaj gazetarëve, në vitin 2019 janë 21 sulme, në vitin 2020 janë 24 sulme në vitin 2021 janë 29 sulme dhe në vitin 2022 janë 33 sulme.

    Ndërsa, vetëm në 4 mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 10 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.

    Autore: Kimete Hoti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark