×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi brutal kundër shkollës në Zhur – si vdiq edhe mjeku që po mblidhte prova kundër ushtrisë serbe

    Insajderi
    08 January 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Aliu, personi që dëshmoi kundër Sllobodan Millosheviqit në Hagë ka folur për të bëmat e ushtrisë serbë në Kosovë.

    Në InDoks të Gazetës Insajderi, Aliu përmend sulmin brutal që kishte ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit.
    “Në vitin 1988 në fshatin Zur të Prizrenit, ka ndodhë një ngjarjes shumë interesante që kanë paralajmëruar kinse protesta në shkolla fillore të fshatit Zhur ku jo policia po ushtria serbe, ka gjuajtur me mitraloz në shkollën e Zhurit, aty janë vra disa nxënës, saktë me numër se di, 2-3 janë plagosur shumë dhe një i moshuar. Kërrkush nuk po e përmend, e kanë gjuajtur shkollën, institucionin shtetëror, i kanë gjuajtur fëmijët”, ka deklaruar Aliu.

     “Ky është krim, terrorizëm ndaj popullatës dhe ndaj nxënëseve”, potencon ai.

    Pas sulmit në shkollë, Aliu për InDoks zbulon edhe vrasjen e mjekut Halil Berisha.

    “Çka po ndodhë më vonë? Pas disa muaj, helmohet doktori Halil Berisha. Halili të gjithë nxënësit e plagosur i ka dërgu në spital dhe u ka ofruar ndihmë. Por qajo ndihma e tij i ka kushtuar me jetë. Por ai e ka pasur obligative, morale por e kanë helmuar dhe ka vdekur pas 2-3 muaj”, ka thënë ai.

    Sipas tij këto helmime ishin tipike të përgatitura nga Serbia.

    Rrëfimi i plotë i Aliut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark