×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi i armatosur, Ambasada e Kosovës në Pragë del me njoftim

    Insajderi
    21 December 2023 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë në Fakultetin e Filozofisë në Pragë. I vdekur ka mbetur edhe personi që hapi zjarr, pasi u neutralizua nga policia.

    Me këtë rast, Ambasada e Kosovës në Pragë, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

    Teksa kanë publikuar edhe një numër telefoni: +420 257 217 775

    Njoftim i plotë:

    Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

    Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark