×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sulmi i Banjskës me skenar të njëjtë, sikur i ai Krimesë”

    Insajderi
    08 February 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se sulmi i Banjkës që ndodhi nga terroristët serbë më 24 shtator të vitit të kaluar është kambanë alarmi, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin.

    Basha tha se Shqipëria duhet të mbështes Kosovën, me ç’rast përmendi edhe ndihmën që duhet të jep deri në 50 milionë euro në vit.

    “Gjendja në Kosovë, vazhdon të jetë e tensionuar. Sulmi terrorist i Banjskës është kambanë alarmi, jo vetëm, për Shqipërinë dhe interesin tonë e sigurinë kombëtare, por për të gjithë rajonin”, tha Basha, për RTK.

    Sipas tij nuk duhet që kësaj të iu përgjigjemi me retorikë, por duhet të ketë hetim ndërkombëtar që do të shërbejë për të frenuar ngjarjet e tilla që të mos përsëriten dhe për të parë dimensionet e vërteta të kësaj ngjarje.

    Basha tha se sulmi erdhi pas një përgatitje të gjatë me një qëllim për të përgatitur dhe pushtuar me dhunë të një territori të pavarur siç është Republika e Kosovës.

    “Skenari është i ngjashëm me atë që ka ndodhur më 2014 në Krime. Është një skenar që nuk kufizohet vetëm tek Kosova”, deklaroi ai.

    Lideri i PD-së, ka përmendur edhe ‘Botën Serbe”, si platformë e rrezikshme për Ballkanin Perëndimor, që është e frymëzuar nga Rusia dhe nga kjo humbës do të jenë vet serbët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark