×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi la të vdekur rojen, reagon gazetari Bledi Mane

    Insajderi
    27 March 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tronditëse ndodhi pak pas mesnatës, kur si pasojë e të shtënave me armë te Top Channel, mbeti i vrarë Pal Kola, i cili punonte si roje në ambientet e televizionit.

    Nuk dihen ende motivet e krimit, por dyshohet se autorët kanë qenë tre. Në Golem është gjetur një makinë e djegur me dy kallashinkov brenda, e cila dyshohet se u përdor për sulmin.

    Reagimet për ngjarjen kanë qenë të shumta, mes tyre edhe gazetari i Top Channel, Bledi Mane ka shkruar:

    “Më 12 mars 2023 e vranë aty te puna banakieren e pafajshme Mimoza Paja. Sot më 27 mars 2023 e vranë aty te puna rojen e pafajshëm Pal Kola…

    Mirmëngjesi Atdheu im, sa shumë gjak po kullon rrugëve të tua!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark