×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi ndaj gazetarëve, ministri Krasniqi përmend emra: Prokuroria duhet të merret me urgjencë

    Insajderi
    16 June 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazteraëve në veri të vendit.

    Krasniqi ka thënë se Prokuroria duhet të merret me urgjencë me përgjegjësi dhe banda kriminale prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike.

    “Prokuroria duhet të merret me urgjencë me këta përgjegjës dhe banda kriminale prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike”, ka shkruar ministri Krasniqi.

    Mes tjerash ai ka ka thënë tutje se takimi mes kryetarit i Kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi me drejtorët e rinj të sapoemëruar është pamundësuar nga grupet kriminale.

    Ministri Krasniqi njofton se menaxhimi i këtyre “bandave” ishte nuk ishte profesional nga ana e KFOR-it.

    “Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e lega me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë. Personat që sot në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë: Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq dhe ish-polici Filipoviq”, shkruan ministri Elbert Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark