×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi ndaj Izraelit, Haradinaj: Kosova të rreshtohet me NATO-n, ShBA’të dhe Izraelin

    Insajderi
    14 April 2024 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sulmin e mbrëmshëm ndaj Izraelit e quajti sulm ndaj vlerave të lirisë e demokracisë.

    “Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe izraelin, në mbrojtje të lirisë”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

    Më tutje ai ka thënë se me Izraelin Kosova e ndan një të kaluar të dhimbshme.

    “Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, shkroi Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark