×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi ndaj zyrtarit të KEDS’it – Kjo është gjendja shëndetësore e tij

    Insajderi
    14 December 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KEDS ka reaguar për sulmin fizik ndaj punëtorit të ekipit të Operimeve në Glloboçicë të Kaçanikut.

    Në njoftimin e tyre thuhet se punëtori ka marrë lëndime trupore, të cilat fatmirësisht janë të lehta.

    Sulmuesi i punëtorit të KEDS-it gjendet akoma në arrati, ndërkaq Policia e Kosovës është në kërkim të tij.

    Reagimi i plotë i KEDS:

    Pasditen e së mërkurës, një punëtor i ekipit të Operimeve të KEDS-it, gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare, është sulmuar fizikisht.

    Punëtori ynë, me këtë rast, ka marrë lëndime trupore, të cilat fatmirësisht janë të lehta.

    Rasti është paraqitur menjëherë në Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur rastin si sulm fizik ndaj personit zyrtar.

    Sulmuesi i punëtorit të KEDS-it gjendet akoma në arrati, ndërkaq Policia e Kosovës është në kërkim të tij.

    KEDS dënon ashpër këtë akt të shëmtuar, dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos pengojnë ekipet e autorizuara të kompanisë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që i kanë në raport me konsumatorët.

    Ky nuk është rasti i parë ku një punëtor i KEDS-it sulmohet nga persona të papërgjegjshëm. Të gjitha rastet e ngjashme kanë marrë dënimin e merituar nga organet kompetente.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark