×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi në Banjskë, Hovenier: Armët ishin të sofistikuara, duhet të ketë strukturë shtetërore që ua ofron

    Insajderi
    11 October 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka komentuar sërish sulmin në Bansjkë të Zveçanit. Hovenier për Zërin e Amerikës tha se ShBA do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit.

    Amnsadori theksoi se në rastin e sulmit të 24 shtatorit nuk bëhet fjalë për grup të mbledhur spontanisht dhe se armët që posedonin nuk mund të bliheshin në tregun lokal.

    Tutje, ambasadori Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Serbia të bashkëpunojë për ndriçimin e plotë të ngjarjeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

    Ka disa gjëra që i dimë. E dimë se ky grup individësh nuk ishte spontan. Këta individë, që ishin të gjithë serbë me sa dihet, kishin qasje dhe posedonin armë shumë të sofistikuara që nuk mund të blihen në tregun lokal. Duhet të ketë një strukturë, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron ato armë”, deklaroi Hovenier.

    Diplomati amerikan shtoi se ShBA ka njohuri se armatimi që grupi la pas kishte origjinë nga Serbia.

    Ne e dimë se pjesa më e madhe e materialit [luftarak] që ata lanë pas, ishte me origjinë nga Serbia. E dimë se Milan Radoiçiqi, që ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe, bëri një deklaratë publike përmes avokatit të tij, duke marrë përsipër përgjegjësinë dhe duke thënë se kishte organizuar sulmin dhe kishte marrë përsipër në të. Këto janë gjëra që i dimë dhe po përpiqemi të kuptojmë më shumë rreth sulmit”, shtoi Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark