×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi në veri, komisioneri evropian: Retorika e Serbisë tejet shqetësuese dhe në kundërshtim me thirrjet e BE-së

    Insajderi
    03 October 2023 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti Evropian, ka diskutuar sulmin terrorist në pjesën veriore të Kosovës , të nxitur dhe mbështetur nga Serbia.

    Janez Lenarçiq, komisioner evropian për Menaxhimin e Krizave, gjatë fjalimit të tij para eurodeputetëve, sulmin në veri të udhëhequr nga Milan Radoiçiq e ka quajtur paprecedentë.

    Po ashtu ka kërkuar që kryesit e sulmit të armatosur të vihen para drejtësisë.

    Duke folur për sasinë e armëve të konfiskuar nga Policia e Kosovës, Lenarçiq tha se kjo dëshmon se situata është tejet serioze.

    “Retorika nga Serbisë sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën dita e zisë është shpallur, ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për depërshkallëzim”, tha Lenarçiq.

    Komisioneri evropian shtoi se Bashkimi Evropian pret prej Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht.

    “BE-ja po e ndjek afër hetimet në vijim dhe pret që kryesit të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht duke përfshirë edhe në parandalimin e kontrabandimit të armëve afër vijës kufitare administrative. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përshkallëzojë situatën”, u shpreh Lenarçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark