×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi terrorist ndaj Policisë në veri, Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar

    Insajderi
    26 September 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Teksa i ka quajtur ngjarjet si ”skenari i përgatitur në Beograd.

    “Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri. Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në giithë rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark