×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen dy policë në autostradë, njëri merr lëndime trupore

    Insajderi
    12 June 2020 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:31, dy persona kanë sulmuar policinë, shkruan Insajderi.org

    Rasti ka nodhur në autostradën Veternik-Podujevë ku sipas njoftimit policor, derisa njësitet policore ishin duke bërë verifikimin e dokumenteve, personat e dyshuar kanë tentuar të ikin. Derisa policia po bënte arresimin, personat kanë sulmuar fizikisht policinë dhe njëri nga ta ka marrë lëndime trupore.

    “Autostradë Veternik-Podujevë 11.06.2020 – 12:31. Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark