×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë

    Insajderi
    16 September 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit, shkruan Insajderi.

    Policët e njësitit rrugor pasi kishin ndalur shoferin e një automjeti, kanë kuptuar se bëhet fjalë për një person që po kërkohet nga organet e rendit.

    Pas kësaj personi i dyshuar ka tentuar të largohet duke iu shkaktuar lëndime policëve, të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësorë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark