×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi, ia shkatërrojnë veturën

    Insajderi
    17 December 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëzhguesit e Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi, një organizatë e pavarur e shoqërisë civile, u sulmuan në Oxhaci të Serbisë dhe automjeti i tyre u shkatërrua.

    Kështu bëri të ditur drejtori i programit të CRTA-s, Rasha Nedelkov.

    “Vëzhguesit e CRTA-s janë sulmuar në Oxhaci të fshatit Karavukovë dhe me atë rast automjeti i tyre është shkatërruar. Këto janë fotografitë e veturës së ekipit tonë mobil që ka vëzhguar ngjarjet jashtë qendrave të votimit. Fjala është për ekipin që ka monitoruar ngjarjet para vendvotimit numër 8”, tha Nedelkov në një konferencë për media.

    “Ekipi mobil ka konstatuar veprime për të cilat dyshohet se janë “treni bullgar”. Dhjetëra fletë votimi janë nxjerrë nga qendra e votimit dhe janë dërguar në ambientet e partisë matanë rrugës. Informuam policinë, dhe më pas një BMW X5 e zezë me targa të Beogradit iu afrua qendrës së votimit”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark