×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmohet një infermier në Onkologji

    Insajderi
    10 October 2022 - 22:30

    Sindikata e Punonjësve Shëndetësor të QKUK-së ke reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermieri në Klinikën e Onkologjisë.

    Sindikata ka thënë se sulmet e tilla janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa ka bërë thirrje te QKUK-ja që të rritet siguria në vende pune.

    “Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve. Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror. Ftojmë QKUK të rrisë kapacitet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësorë në vendet e tyre të punës, ndërsa organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, thuhet në reagim të SHSPSH-QKUK.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark