×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulmohet një kolonë ushtarake ruse afër rajonit Zaporizhia

    Insajderi
    11 June 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kolonë ruse ushtarake u sulmua në fshatin Zapovetnoye, 16 kilometra në jug të Enerhoda, kjo sipas pamjeve të publikuara nga mediumi Nexta.

    Enerhodar është një qytet dhe komunë në veriperëndim të rajonit Zaporizhia të Ukrainës. Është në bregun jugor të lumit Dnieper, në anën e kundërt të rezervuarit Kakhovka nga Nikopol dhe Chervonohryhorivka, transmeton Telegrafi.

    Sipas pamjeve, kishte goditje të shumta në kolonën ruse e që supozohet të jetë kryer nga Ukraina.

    Nuk dihet nëse këto sulme janë si rezultat i kundër-ofensivës së shumëpritur të Ukrainës e cila thuhet se ka filluar tashmë.

    Gjithashtu nuk ka detaje se kur janë xhiruar pamjet.

    Një video tjetër, tregon kolonën ushtarake ruse prej një këndi tjetër. Ajo çka shihet në të dyja videot është dëmtimi i automjeteve ushtarake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark