×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulmohet një polic në aeroportin e Prishtinës, arrestohen dy persona

    Insajderi
    31 March 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar policor është sulmuar dje gjatë kryerjes së detyrës në Aeroportin Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ nga dy persona, shkruan Insajderi.

    Viktima ka pësuar dëme të lehta trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

    ‘’Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” Prishtinë 29.03.2023 – 07:55. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt’’, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark