Policia e Kosovës ka arrestuar një person cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur në Obiliq pak ditë ma parë.
Pas intervistimit, I dyshuari është liruar.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.