Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Malishevë, pasi që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 17.11.2022-15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.