×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulmuan ushtarët e KFOR-it, gjykata merr vendim për dy serbët

    Insajderi
    30 June 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit D.O., kurse të dyshuarit tjetër R.P., masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e dorëzanisë në vlerë prej 30 mijë euro.

    Dy të pandehurit dyshohen për përfshirje në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri.

    Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të lartpërmendurve, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjykatësi  i procedurës paraprake, Musa Konxheli, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark