×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmuesi i arrestuar serb po trajtohet në QKUK, 49 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë

    Insajderi
    25 September 2023 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.

    Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policies.

    Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

    Njëri nga sulmuesit i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.

    Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica konfirmoi për Telegrafin se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

    “Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, e kemi operuar në këmbë dhe po vazhdon mbikëqyrja. Viti lindjes është 1974”, tha ai.

    Të dielën, Policia e Kosovës arriti që të marrë nën kontroll manastirin në Banjskë, ku edhe konfiskoi sasi të madhe të armatimit.

    Krerët e shtetit kanë dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj policisë, ku kanë kërkuar që kriminelët të dalin para drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark