×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sulmuesi i kombëtares “Kuqezi” zgjedh MLS për të vazhduar karrierën

    Insajderi
    05 July 2022 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e Giacomo Vrionit do të jetë në Amerikë, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që do të transferohet në MLS për të vazhduar karrierën.

    Në këtë mënyrë 23-vjeçari shqiptarë do t’i thotë lamtumirë Juventusit, me Vrionin që bëhet kështu lojtari i parë i “Zonjës së Vjetër” që kalon nga U-23 në kampionatin amerikan.

    Kujtojmë se sulmuesi i kombëtares sezonin e kaluar luajti i huazuar në Austri te skuadra e Tirol, ku arriti të shpallet edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit austriak.

    Falë kësaj paraqitje, ofertat për Vrionin ishin të shumta, por MLS do të jetë destinacioni i tij i ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark