Kristal Abazaj është rikthyer në fushë pas 8 muajsh. Pas një dëmtimi të rëndë, sulmuesi tropojan u detyrua që të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në gju.
Tashmë gjithçka duket se është lënë pas dhe ditën e djeshme, potenti i fazës ofensive është futur në fushë në minutën e 73-të.
Sot, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Rikthimi zyrtarisht me skuadrën pas 8 muajsh në fushë”. Instanbulsport barazoi 1-1 kundër Adanaspor, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Ligës së Parë Turke.