×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Sunak refuzoi zgjedhjet e reja, prioritet është stabiliteti ekonomik

    Insajderi
    24 October 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rishi Sunak, lideri i ri i Partisë Konservatore britanike në pushtet dhe kryeministër i ardhshëm, hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, thanë deputetët që ishin të pranishëm gjatë fjalimit të tij sot.

    Ai u tha deputetëve konservatorë se prioriteti i tij ishte arritja e stabilitetit ekonomik dhe se më pas do të kërkonte të përmbushte premtimet e fushatës së partisë për vitin 2019, tha deputeti Ian Duncan Smith.

    Sunak gjithashtu u tha deputetëve se “të gjitha krahët” e partisë do të jenë të pranishëm në kabinetin e tij, raporton gazeta “The Sun”.

    Kryeministrja e dorëhequr Liz Truss theksoi se Sunak ka mbështetjen e saj të plotë, duke e uruar në Twitter për zgjedhjen e tij si kreu i ri i partisë dhe kryeministër i ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark