×
Show

Supë me spinaq

Insajderi
21 March 2016 - 09:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spinaqi është ushqim i pasur me vlera të mëdha ushqyese, që ndër të tjerash vlerësohet se mund të luftojë edhe kancerin.  Po ashtu, spinaqi është i pasur edhe me hekur që ndikon në rritje të imunitetit.

Një kombinim i spinaqit me supë është ideale për të ngrënë në çdo kohë të ditës.  Përgatitet shpejtë dhe është i shijshëm.

Përbërësit :

Dy patate
Dy qepë
Dy thelbë hudhër
Vaj
400ml lëng mishi
300gr spinaq

Së pari copëtojmë patatet,qepët dhe hudhrat dhe perimet e copëtuara i vëmë në një tigan për t’i fërguar.  Më pas,  presim derisa perimet të zbuten, në fund vendosim lëngun e mishit dhe e lëmë të zihet në tigan për 5 minuta

Spinaqin e ziejmë për 10 minuta, pastaj marrim masën nga tigani bash me spinaq dhe i vendosim në një blender./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark